Cungu miraton kërkesen e banorëve të Shtojit

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Kryetari i Komunës ës Ulqinit Nazif Cungu ka anuluar vendimin e për qiradhënien e lokacionit në Shtoj, i cili fillmisht ishte ishte dhënë me qira për ndërtimin e parkut të lojrave.

Ky vendim ka ardhur si rezultat i kërkesës së Bashkësisë Lokale të Shtojit të cilët kanë kërkuar që për shkak të zhurmës dhe problemeve me energji elektrike, parku të mos ndërtohet në atë vend, çka është miratuar edhe nga vetë kryetari.

Poashtu është paraparë edhe rregullimi komplet i këtij lokacioni, çka pritet të ndodhë në të ardhmën.  Nga Bashkësia Lokale e Shtojit thonë se fillmisht nuk janë konsultuar për qiradhënien në këtë zonë, dhe kanë kërkuar nga kryetari anulimin e vendimit në mënyrë që të mos kenë probleme.

Share.