Cungu: Hajdukoviq nuk ka probleme me Komunë, por me Gjykatë dhe Kadastër

Pinterest LinkedIn Tumblr +

I kontaktuar nga televizioni Teuta të komentojë akuzat ndaj Komunës së Ulqinit nga qytetari Dushan Hajdukoviq, në lidhje me ngjarjet e ditëve të fundit, kryetari Nazif Cungu tha se kjo çështje nuk ka të bëjë me institucionin e kryetarit të Komunës, dhe se Hajdukoviq ka probleme me Kadastër dhe Gjykatë dhe jo me Komunën. Sipas Cungut, subjektet afariste që kanë objektet e tyre në atë zonë i kanë bërë kërkesë Komunës që të mundësojë zbatimin e planit urbanistik, sipas të cilit rruga duhet të jetë në gjerësi prej 6 metrash, kurse Hajdukoviq ka bërë rrethimin e saj, edhe pse toka nuk i është regjistruar si e tija në Kadastër.

Kjo, sqaroi Cungu, ka qenë edhe arsyeja e intervenimit të policisë komunale, kurse akuzat e Hajdukoviq i cilësoi si të pavërteta dhe më qëllime që nuk kanë të bëjnë me çështjen në fjalë.

Share.