Cungu: Drejtori mban përgjegjës për situatën e krijuar

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Kryetari i komunës së Ulqinit Nazif Cungu i hodhi poshtë të gjitha akuzat që vijnë nga drejtori i ndërmarrjes komunale “Ujësjellës-Kanalizime” Fehim Avdiu , duke u shprehur se ndërmarrjet publike kanë probleme të shumta, sidomos  “Ujësjellës Kanalizime” ,me funksionimin  të cilës ai nuk është i kënaqur .“Përgatitjet që jemi duke i bërë për investime  në përmirsimin e infrastrukturës së kanalizimit dhe furnizimit me ujë janë shumë të mëdha,ndërsa kapacitetet e ndërmarrjes në fjalë janë shumë të kufizuara, kjo mund të ndikojë edhe në mosbesim ndërmjet dy institucioneve “-shprehet Cungu.

Problemet në këtë ndërmarrje sipas Cungut kanë filluar që më herët kur kanë filluar të furnizohen me ujë shtesë nga “Ujësjellësit Regjional”, pasi ato nuk kanë mundur t’i paguajnë rregullisht faturat, për çka është dëmtuar buxheti i Komunës së Ulqinit. Kryetari Cungu fajëson drejtorin Avdiu dhe Këshillin Drejtues të kësaj Ndërmarrje për situatën e krijuar dhe se përgatitjet për sezon duhej të ishin bërë me kohë. “Ndërmarrja komunale “Ujësjellës Kanalizime” nuk ka nënshkruar akoma marrëveshjen për furnizim me ujë , kjo është arsyeja pse ju është bllokuar xhirollogaria”,shprehet Cungu dhe shtoi se askush nuk ka drejt askush që të ndalë furnizimin me ujë të pijshëm,as për qytetar,as për turistë.

Share.