CUNGU DHE NREKIQ TAKOHEN ME PUNËTORËT E KOMUNËS

Pinterest LinkedIn Tumblr +

 

Kryetari i Komunës së Ulqinit  Nazif Cungu dhe kryetari i Kuvendit Loro Ndrekiq takimin e parë ia përkushtuan punëtorëve të administratës lokale. Fillimisht patën takim me kryeshefat dhe udheheqësit e sekretariateve e më pastaj edhe me nënpunësit lokal.

Kryetari  Cungu gjatë takimit e cilësoi situatën financiare në Komunë dhe në ndermarrjet që  financohen nga buxheti si shumë   të rënduar – pothuajse alarmante, duke shprehur optimizëm se mund të delet nga kjo situatë,por vetëm me angazhim e të gjithë të punësuarve, me disciplinë dhe punë permanente. Si prioritet Cungu veçoi  përgatitjen e buxhetit dhe sezonin turistik.

Ai  tha që dyert e  tija do të jenë   përherë të hapura për secilin punëtorë  për çdo ide që ata do të kenë e ështe në interes dhe dobi të qytetit.

Vlerësime të ngjashme dha edhe kryetari i Kuvendit Loro Ndrekiq . Ai veçoi që në  rrugëtimin që na pret mund të llogarisim në përkrahjen  e Qeverisë së Malit të Zi.

 

Share.