Cungu & Ahmeti: Të thellohet bashkëpunimi në mes dy qyteteve

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Një delegacion i Komunës së Prishtinës  me në  krye Kryetarin e Komunës , Shpend Ahmeti vizitoi   Ulqinin  dhe u prit  nga Kryetari  Nazif Cungu, Kryetari i Kuvendit  Loro Ndrekiqi dhe bashkëpunëtorë të  tjerë. Gjatë takimit  miqësorë , të dy kryetarët  potencuan  se  Ulqini dhe Prishtina   përherë  kanë  pasur  lidhje  fisnore, emocionale dhe  të  tjera  andaj  është koha që  të fillohet bashkëpunimi  me hapa konkret , pasi  të dy qytetet  edhe përkundrejte  territorit dhe  numrit te  banorëve kanë  se  cfarë   te shkëmbejnë.

Në  takim u prekën shumë  fusha  ku komuna  jonë mund  të  përfitojë  nga praktika e Prishtinës. Përsa i përket  cështjeve të  urbanizmit, legalizimit , parcelizimit etj,  u la qe   fillimisht nje  delegacion   i Ulqinit të   vizitojë  Drejtorine e   urbanizmit  në Prishtine e  te njoftohen konkretisht me  zhvilimin e punes  dhe modernizimin e atjeshëm  e  me pas eksperte te   kesaj  .

Krahas  kesaj  u fol dhe per  shkëmbimin e pervojave  ne  zhvillimin ekonomik , vecmas  kjo  temë  u  bë  objekt shqyrtimi    me   perfaqesuesit e biznesit, nderkohe qe Komuna e Prishtines eshtë e gatshme që  të ndihmoje dhe ne  realizimin e projekteve  të  përbashkëta. Në konferencen e përbashkët  me gazetarë nikoqiri Cungu  dhe homologu i tij Ahmeti  vleresuan lartë takimin dhe  premtuan se takime të   ketij lloji do të  jenë   gjithnje e më  të shpeshta .

Share.