Covid 19: Një 19 vjeçar humb jetën. 448 raste të reja

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Në 24 orët e fundit në Mal të Zi janë regjistruar 448 raste të reja me Covid-19, dhe 8 viktima nga kjo sëmundje, njëra në moshën vetëm 19 vjeçare. Kjo është viktima më e re e regjistruar deri tani në Mal të Zi.

Numri më i lartë i të infektuarve  u regjistrua  në  Podgoricë 145, Nikshiq 53, Plevlja 43, ndërsa në Ulqin edhe sot  u regjistruan 7 raste.

Gjatë kësaj kohe u shëruan 517 të infektuar.Numri total i rasteve aktive është 5249, nga të cilët 88 në komunën e Ulqinit.

Share.