Në Mal të Zi në 24 orët e fundit në laboratorët e Institutit të Shëndetit Publik dhe në laboratorët tjera private janë kryer 2.086 analiza, nga të cilat 591 rezultuan pozitive, 4 prej të cilëve nga komuna e Ulqinit. Në këtë periudhë janë regjistruar edhe 6 humbje jete.Bëhet fjalë për dy pacientë nga Podgorica , dy nga Cetina , një nga Budva dhe një nga Nikshiqi . Më i moshuari 84 vjeç ndërsa më i riu 62 vjeç. Në 24 orët e fundit janë shëruar 401 pacientë duke bërë që numri i përsonave aktiv me Covid-19 nëe Mal të Zi të jetë 10 552, prej të cilëve 199 në komunën e Ulqinit