Covid 19 në Mal të Zi: 581 raste të reja dhe 6 viktima. 9 raste në Ulqin

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Në Mal të Zi në 24 orët e fundit  janë kryer 1725 analiza për prezencën e Covid 19, nga të cilët  581 kanë rezultuar pozitive, njoftohet nga ISHP. Në këtë periudhë janë regjistruar edhe 6 humbje jete.  Numri më i madh i rasteve të reja janë nga Podgorica 224, 66 në Nikshiq , 52 në Tivar, kurse në Ulqin janë regjistruar 9 raste. Gjatë kësaj periudhe janë shëruar 457 të infektuar, ndërsa numri i rasteve aktive është 10.550, nga të cilët 215 në komunën e Ulqinit.

Share.