Covid 19 në Mal të Zi: 402 raste të reja dhe 9 viktima

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Në Mal të Zi në 24 orët e fundit në laboratorët e Institutit të Shëndetit Publik dhe në laboratorët tjera private janë kryer 1442  analiza,  nga të cilat 402 rezultuan pozitive. Në këtë periudhë janë regjistruar edhe 9 humbje jete. Numri më i madh i rasteve të reja janë regjistruar në Podgoricë 229 , 24 në Tivar, 23 në Nikshiq kurse në Ulqin 2 raste të reja. Gjatë kësaj kohe janë shëruar 152 pacientë , ndrësa numri i rasteve aktive është 10.756, prej të cilëve 192 në komunën e Ulqinit.

Share.