Covid 19 në Mal të Zi: 377 raste të reja dhe 3 viktima

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Në Mal të Zi në 24 orët e fundit në laboratorët e Institutit të Shëndetit Publik dhe në laboratorët tjera private janë kryer 1252  analiza,  nga të cilat 377 rezultuan pozitive. Në këtë periudhë janë regjistruar edhe 3 humbje jete. Bëhet fjalë për pacientë nga Andrijevica, Cetina dhe Podgorica. Numri më i madh i rasteve të reja janë regjistruar në Podgoricë 148 , 87 në Nikshiq, 24 në Tivar, kurse në Ulqin 1 rast i ri. Gjatë kësaj kohe janë shëruar 645 pacientë , ndrësa numri i rasteve aktive është 10.080, prej të cilëve 144 në komunën e Ulqinit.

Share.