Në Mal të Zi në 24 orët e fundit në laboratorët e Institutit të Shëndetit Publik dhe në laboratorët tjera private janë kryer 1510 analiza, nga të cilat 345 rezultuan pozitive. Në këtë periudhë janë regjistruar edhe 12 humbje jete. Numri më i madh i rasteve të reja janë regjistruar në Podgoricë 147 , 33 në Nikshiq, 32 në Budva, kurse në Ulqin janë 9 raste të reja. Gjatë kësaj kohe janë shëruar 959 pacientë , ndrësa numri i rasteve aktive është 9454, prej të cilëve 115 në komunën e Ulqinit.