Covid 19 në Mal të Zi: 3 viktima dhe 66 raste të reja

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Në Mal të Zi në 24 orët e fundit janë kryer 540 analiza nga të cilat 66 kanë dalë pozitive me Covid 19, njoftohet nga ISHP. Në këtë periudhë edhe tre pacientë të infektuar kanë ndërruar jetë, duke e çuar numrin total të viktimave nga kjo sëmndje në Mal të Zi në 87.  Numri më i madh i rasteve të reja janë nga Podgorica, 26, 19 janë nga Rozhaja,7 nga Biello Polje, 4 nga Berana, 3 nga Plevlja, 2 nga Nikshiqi dhe Tuzi, kurse nga 1 janë në Budva , Guci dhe Tivar. Gjatë kësaj periudhe janë shëruar 60 persona , çka do të thotë se numir i rasteve aktive është 877, prej të cilëve 35 janë në komunën e Ulqinit.

Share.