Covid 19 në Mal të Zi: 216 raste dhe 3 viktima të reja

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Gjendja me Covid 19 në Mal të Zi po bëhet tejet alarmante. Pas disa ditëve kur rastet ishin deri diku të stabilizuar në mes 50 dhe 80  në ditë, javën e fundit çdo ditë u regjistruan nga 100 ose më shumë të infektuar, kurse sot ka shkuar në 216 raste të reja. Përveç kësaj janë regjistruar edhe 3 viktima nga Plevlja, Tivati dhe Gucia. Shumica e të infektuarve të rinj janë nga Podgorica, 73, në Nikshiq janë 43, 40 në Berane,  22 në Biello Polje dhe 13 në Rozhajë. Qytetet e tjera kanë numra njëshifror të rasteve, kurse Tuzi dhe Ulqini nuk kanë të infektuar të rinj. Gjatë kësaj periudhe janë shëruar 40 të infektuar, kurse numri i rasteve aktive është 1451.

Share.