Covid-19 : 8 humbje jetësh dhe 537 raste të reja pozitive. 64 raste në Ulqin

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Në Mal të Zi në 24 orët e fundit janë regjistruar 537 raste të reja pozitive me Covid-19, 64 prej të cilave janë nga komuna e Ulqinit, kanë bërë të ditur nga Instituti i Shëndetit Publik. Nga dita e djeshme janë regjitruar 8 humbje jetësh të shkaktuara nga Covid-19, bëhet fjalë për 3 pacient nga Podgorica, 2 nga Ulqini, 1 nga Rozhaja, 1 nga Tivari dhe 1 nga Berane, më i riu 52 vjeç ndërsa më i moshuari 82. Që nga fillimi i pandemisë betejen me këtë sëmundje e kanë humbur 1067 përsona. Në 24 orët e fundit janë shëruar 436 pacientë , duke bërë që aktualisht në Mal të Zi të jenë 9062 raste aktive me Covid-19. Në komunën e Ulqinit aktualisht janë 489 përsona të infektuar me këtë virus.

Share.