Covid 19: 765 raste të reja, 22 në Ulqin

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Në 24 orët e fundit në Mal të Zi janë kryer 4.622 testime për Covid 19 , nga të cilët 765 rezultuan pozitiv , kanë njoftuar nga Instituti i Shëndetit Publik.

Gjatë kësaj kohe 7 persona e kanë humbur jetën, nga mosha 38 deri në atë 83 vjeçare .Numri më i lartë i të infektuarve  u regjistrua  në  Podgoricë 224, Nikshiq 80, Plevlja 61, ndërsa në Ulqin u regjistruan 22 raste.

Gjatë kësaj kohe u shëruan 600 të infektuar.Numri total i rasteve aktive është 7666, nga të cilët 426 në komunën e Ulqinit.

Share.