Covid-19: 606 raste të reja dhe 7 viktima. 41 raste në Ulqin

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Në Mal të Zi nga dita e djeshme janë kryer 2100 testime për Covid 19, nga të cilët 606 kanë rezultuar pozitiv, njoftohet nga ISHP. Gjatë kësaj kohe janë  regjistruar 7  viktima nga sëmundja, prej moshës 58 deri në atë 74. Numri më i madh i rasteve të reja janë në : Podgoricë 220,  Nikshiq 102, Herceg Novi 43,  ndërsa në Ulqin u regjistruan 41 raste. Deri në orën 15.00 njoftohet për  514  të shëruar, ndërsa numri i rasteve aktive është 8.619, prej të cilëve 346 në komunën e Ulqinit.

Share.