Covid-19: 603 raste të reja dhe 11 viktima. 42 raste në Ulqin

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Në Mal të Zi prej ditës së djeshme janë regjistruar edhe 603 raste të reja me Covid 19 , si dhe 11 viktima nga kjo sëmundje. 3 prej këtyre viktimave janë nga komuna e Ulqinit, duke regjistruar kështu bilancin më tragjik deri tani për qytetin tonë, me 5 vdekje në më pak se 48 orë.  Numri më i madh i rasteve të reja janë regjistruar në : Podgoricë 217 raste,  Nikshiq 101, Tivar 60 dhe në Ulqin 42 raste të reja. Gjatë kësaj kohe u shëruan  526 të infektuar, ndërsa numri i rasteve aktive është 8.969, prej të cilëve 456 në komunën e Ulqinit.

 

Share.