Në Mal të Zi prej ditës së djeshme janë kryer 1908 analiza për Covid 19, nga të cilat 585 kanë rezultuar pozitive, njoftohet nga ISHP. Gjatë kësaj periudhe janë regjistruar dhe 8 viktima nga kjo sëmundje, 2 prej të cilave nga komuna e Ulqinit. Numri më i madh i rasteve të reja janë në : Podgoricë 234, Nikshiq 92, Herceg Novi 33, kurse në Ulqin u regjistruan 29 raste të reja. Gjatë kësaj kohe u shëruan 497 të infektuar, ndërsa numri i rasteve aktive është 8.638, prej të cilëve 357 në komunën e Ulqinit.
Covid-19: 585 raste të reja dhe 8 viktima. 2 të vdekur dhe 29 raste në Ulqin
Share.