Covid-19: 571 raste të reja dhe 11 viktima. 26 raste në Ulqin

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Në Mal të Zi nga dita e djeshme janë kryer 2100 testime për Covid 19, nga të cilët 571 kanë rezultuar pozitiv, njoftohet nga ISHP. Gjatë kësaj kohe janë  regjistruar 11 viktima nga sëmundja, prej moshës 32 deri në atë 90. Numri më i madh i rasteve të reja janë në : Podgoricë 231,  Nikshiq 89, Herceg Novi 53,  ndërsa në Ulqin u regjistruan 26 raste. Deri në orën 15.00 njoftohet për  497  të shëruar, ndërsa numri i rasteve aktive është 8.534, prej të cilëve 322 në komunën e Ulqinit.

Share.