Covid-19: 567 raste të reja dhe 8 viktima. 38 raste në Ulqin

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Në Mal të Zi prej ditës së djeshme janë kryer 2024 analiza për Covid 19, nga të cilat 567 kanë rezultuar pozitive, njoftohet nga ISHP. Gjatë kësaj periudhe janë regjistruar dhe 8 viktima nga kjo sëmundje, një prej të cilave nga komuna e Ulqinit.  Numri më i madh i rasteve të reja janë në : Podgoricë 195,  Nikshiq 85, Tivar 51, kurse  në Ulqin u regjistruan  38 raste të reja. Gjatë kësaj kohe u shëruan  490  të infektuar, ndërsa numri i rasteve aktive është 8.844, prej të cilëve 397 në komunën e Ulqinit.

 

B.Çoba

Share.