Covid 19: 557 raste të reja, 2 humbje jetësh

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Në 24 orët e fundit në Mal të Zi janë kryer 4 302 testime për Covid 19 ku rezultuant 557 raste të reja, kanë njoftuar nga Instituti i Shëndetit Publik të Malit të Zi.

Gjatë kësaj kohe dy persona e kanë humbur jetën, një nga Berane dhe një nga Tivari, më i riu 48 vjeç ndërsa më i moshuari 62 .

Numri më i lartë i të infektuarve  u regjistrua  në  Podgoricë 178, Nikshiq 62, ndërsa në Ulqin u regjistruan 18 raste.

Gjatë kësaj kohe u shëruan 554 të infektuar.

Numri total i rasteve aktive është 7468, nga të cilët 433 në komunën e Ulqinit.

 

Share.