Covid 19: 531 raste të reja, 9 humbje jetësh

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Në 24 orët e fundit në Mal të Zi janë kryer 3.968 testime për Covid 19 , nga të cilët 531 rezultuan pozitiv , kanë njoftuar nga Instituti i Shëndetit Publik.Gjatë kësaj kohe 9 persona e kanë humbur jetën, 1 prej të cilëve nga Ulqini. Numri më i lartë i të infektuarve  u regjistrua  në  Podgoricë 196, Plevla 68,Nikshiq 49, ndërsa në Ulqin u regjistruan 20 raste. Gjatë kësaj kohe u shëruan 469 të infektuar.Numri total i rasteve aktive është 8051, nga të cilët 270 në komunën e Ulqinit.

Share.