Covid-19 : 476 raste të reja dhe 3 viktima. Një rast në Ulqin

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Në Mal të Zi në 24 orët e fundit janë kryer 1923 testime për Covid 19, nga të cilët 476 kanë dalë pozitiv, njoftohet nga ISHP. Në këtë periudhë janë  regjistruar 3 viktima nga sëmundja.  Bëhet fjalë për pacientë nga Podgorica, Tivari dhe Rozhaja, ku më i riu ishte 59 ndërsa më i vjetri 84 vjeç. Numri më i madh i rasteve janë në : Podgoricë 206,  Nikshiq 48, ndërsa në Ulqin u regjistrua një rast. Gjatë kësaj periudhe janë shëruar 465 të infektuar, ndërsa numri i rasteve aktive është 9.523, prej të cilëve 51 në komunën e Ulqinit.

Share.