Covid 19: 456 raste të reja, 15 në Ulqin

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Në 24 orët e fundit në Mal të Zi janë kryer 2.674 testime për Covid 19 , nga të cilët 456 rezultuan pozitiv , kanë njoftuar nga Instituti i Shëndetit Publik.

Gjatë kësaj kohe 6 persona e kanë humbur jetën, nga mosha 40 deri në atë 83 vjeçare .

Numri më i lartë i të infektuarve  u regjistrua  në  Podgoricë 184, Nikshiq 64, Plevlja 53, ndërsa në Ulqin u regjistruan 15 raste.

Gjatë kësaj kohe u shëruan 410 të infektuar.

Numri total i rasteve aktive është 7508, nga të cilët 427 në komunën e Ulqinit.

Share.