Covid-19 : 414 raste të reja dhe 1 viktimë. 5 raste në Ulqin

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Në Mal të Zi në 24 orët e fundit janë kryer 1940 testime për Covid 19, nga të cilët 414 kanë dalë pozitiv, njoftohet nga ISHP. Në këtë periudhë është  regjistruar 1 viktimë nga sëmundja.  Bëhet fjalë për pacientë nga qyteti i Tivarit. Numri më i madh i rasteve janë në : Podgoricë 170,  Nikshiq 67, Tivar 27,  ndërsa në Ulqin u regjistruan 5 raste. Gjatë kësaj periudhe janë shëruar 448 të infektuar, ndërsa numri i rasteve aktive është 9.675, prej të cilëve 53 në komunën e Ulqinit.

Share.