Covid-19: 372 raste të reja dhe 4 viktima. Në Ulqin 8 raste

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Në Mal të Zi që nga dita e djeshme janë kryer 1692 analiza për prezencën e Covid 19, nga të cilat 372 kanë rezultuar pozitive. Gjatë kësaj periudhe 4 persona e humbën jetën, nga mosha 69 deri në atë 83 vjeçare.  Numri më i lartë i infeksioneve u regjistrua në Podgoricë 128 raste,  Nikshiqi 68, Berane 28, kurse në Ulqin u regjistruan 8 raste të reja. Gjatë kësaj kohe u shëruan  592 të infektuar, ndërsa numri i rasteve aktive është 7296, prej të cilëve 275 në komunën e Ulqinit.

Share.