Covid-19: 369 raste të reja dhe 7 viktima. Në Ulqin 15 raste

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Në Mal të Zi që nga dita e djeshme janë kryer 1630 analiza për prezencën e Covid 19, nga të cilat 369 kanë rezultuar pozitive. Gjatë kësaj periudhe 7 persona e humbën jetën, nga mosha 58 deri në atë 81vjeçare.  Numri më i lartë i infeksioneve u regjistrua në Podgoricë 114 raste,  Nikshiq 82, Biello Polje 28, kurse në Ulqin u regjistruan 15 raste të reja. Gjatë kësaj kohe u shëruan  554 të infektuar,  numri i rasteve aktive është 7104, prej të cilëve 263 në komunën e Ulqinit.

 

B.Çoba

Share.