Covid 19: 342 raste të reja, 11 viktima

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Në 24 orët e fundit në Mal të Zi janë regjistruar 342 raste të reja me Covid-19, kanë njoftuar nga Instituti i Shëndetit Publik.

Gjatë kësaj kohe 11 persona e kanë humbur jetën nga mosha 39 deri në atë 95 vjeçare. Numri më i lartë i të infektuarve  u regjistrua  në  Podgoricë 131, Plevlja 45, Nikshiq 36, ndërsa në Ulqin u regjistruan 14 raste.

Gjatë kësaj kohe u shëruan 454 të infektuar.Numri total i rasteve aktive është 7488, nga të cilët 203 në komunën e Ulqinit.

Share.