Covid-19: 279 raste të reja dhe 8 viktima. 4 raste në Ulqin

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Në Mal të Zi nga dita e djeshme janë kryer 1496  analiza për  prezencën e Covid 19, prej të cilave 290 kanë rezultuar pozitive. Gjatë kësaj periudhe  8 persona e humbën jetën, nga mosha 38 deri në atë 85 vjeçare.  Numri më i lartë i infeksioneve u regjistrua në Podgoricë 101 raste,  Nikshiq 40,  Plevlja 21, kurse në Ulqin u regjistruan 4 raste. Gjatë kësaj kohe u shëruan  433 të infektuar, ndërsa numri i rasteve aktive është 5030, prej të cilëve 119 në komunën e Ulqinit.

Share.