Covid-19: 237 raste dhe 9 viktima. 6 raste në Ulqin

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Në Mal të Zi nga dita e djeshme janë kryer 1481  analiza për  prezencën e Covid 19, prej të cilave 237 kanë rezultuar pozitive. Gjatë kësaj periudhe  9  persona e humbën jetën, nga mosha 60 deri në atë 83 vjeçare.  Numri më i lartë i infeksioneve u regjistrua në Podgoricë 76 raste,  Nikshiq 28,  Berane 18, kurse në Ulqin u regjistruan 6 raste. Gjatë kësaj kohe u shëruan  380 të infektuar, ndërsa numri i rasteve aktive është 4681, prej të cilëve 101 në komunën e Ulqinit.

Share.