Covid-19 : 161 raste të reja dhe 6 viktima. 3 raste në Ulqin

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Në Mal të Zi janë regjistruar 161 raste të reja me Covid 19, nga 1324 analiza të kryera, njoftuan nga ISHP. Gjatë kësaj kohe 6 persona kanë humbur jetën nga kjo sëmundje, prej moshës 63 deri në atë 83 vjeçare. Më së shumti raste u regjistruan në Podgoricë, 41,  Plevlja 20, Nikshiq 13, kurse në Ulqin 3 raste të reja. Gjatë kësaj kohe raportohet për 237 të shëruar, kurse numri i rasteve aktive është 2753, nga të cilët 35 në komunën e Ulqinit.

 

Share.