Covid 19: 142 raste të reja, 8 në Ulqin

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Në Mal të Zi në 24 orët e fundit janë kryer 2675  analiza për prezencën e Covid 19, nga të cilat 142 kanë rezultuar pozitive, njoftohet nga ISHP. 17  nga këto raste janë turistë të huaj. Gjatë kësaj kohe  u regjistruan një viktimë nga kjo sëmundje n qztetin e Tivarit. Numri më i lartë i të infektuarve sot u regjistrua në Budva 33 , 24  në Podgoricë,  kurse në Ulqin u regjistruan 8 raste. Gjatë kësaj kohe  u shëruan 31 të infektuar,  ndërsa numri total i rasteve aktive është 1326, nga të cilët 27 në komunën e Ulqinit.

Share.