Covid-19 : 128 raste të reja dhe 7 viktima.  7 raste në Ulqin

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Sot në Mal të Zi raportohet për 128 raste të reja me Covid 19, nga 1126 analiza të kryera. Gjatë kësaj kohe 7 persona e kanë humbur jetën nga kjo sëmundje, nga mosha 38 deri në atë 85 vjeçare. Më së shumti raste u regjistruan në Podgoricë, 42,  Plevlja 19, Rozhajë 11, kurse në Ulqin u regjistruan 7 raste të reja. Gjatë kësaj kohe raportohet për 170 të shëruar, kurse numri i rasteve aktive është 2318, nga të cilët 81 në komunën e Ulqinit.

Share.