Covid-19 : 117 raste të reja dhe 5 viktima.  6 raste në Ulqin

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Sot në Mal të Zi raportohet për 117 raste të reja me Covid 19, nga 1287 analiza të kryera. Gjatë kësaj kohe 5 persona e kanë humbur jetën nga kjo sëmundje, nga mosha 33 deri në atë 81 vjeçare. Më së shumti raste u regjistruan në Podgoricë, 40,   Nikshiq 18, Plevlja 16, kurse në Ulqin u regjistrua 6 raste të reja. Gjatë kësaj kohe raportohet për 147 të shëruar, kurse numri i rasteve aktive është 2050, nga të cilët 86 në komunën e Ulqinit.

Share.