Conte te Chelsea, tronditen pozitat e trajnerit

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Pozitat e Antonio Contes në stolin e Chelsea-t duket se janë tronditur tashmë. Kjo është ajo që theksohet te tabloidi britanik “Daily Star”, sipas të cilit padroni i “Bluve të Londrës”, Roman Abramovich duket se e ka humbur shumë shpejt durimin me ish teknikun e Juventusit dhe përfaqësueses italiane.Gjithnjë sipas “Daily Star”, manjati rus ka mbetur i pakënaqur me paraqitjet e Chelsea-t në sfidën me Liverpulin në “Stamford Bridge”, duke organizuar një mbledhje me drejtuesit e klubit menjëherë pas përfundimit të saj. Mësohet se kjo mbledhje ka zgjatur disa ore ku Abramovich ngriti shumë pikëpyetje për punën e Conte-s deri tani.

Share.