Çmimet e reja të për objektet e peshkimit në Bunë. Pronarët do të paguajnë nga 228 deri 3500 euro

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Këshilli Drejtues i NP “Të Mirat Detare” ka miratuar çmimoren e re për objektet e përkohëshme në Bunë. Sipas kësaj, për objektet deri në 35 metër katror do të paguhet 10 euro për metër, për atë nga 35 deri 60 metër katrorë do të paguhet 15 euro për metër, për objektet nga 60 deri 100 metër katror 25 euro, kurse për ato mbi 100 metër katror do të paguhet 35 euro për metër. Për tarracat do të paguhet 4 euro për metër katrorë. Gjithashtu pronarët do të paguajnë shtesë edhe për lidhjet e barkave apo aksesorët e tjerë në varësi të aktiviteteve me të cilët do të merren.

Share.