Çmimet e patundshmërive në ulje, interesimi gjithnjë e më i vogël

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Në një periudhë kur investimet po bien për shkak të pandemisë së koronavirusit, kërkesa për blerjen e pasurive të patundshme është në rënie. Njëri prej investitorëve nga Ulqini, i cili është pronar i ndërtesave në disa lokacione, tha se vitet e kaluar ka pasur ekspansion të ofertës, kurse këtë çmimet kanë pësuar rënie, çka ndikon në formimin e çmimeve në treg.

“Oferta është rritur, ju mund ta shihni vetë në të gjithë qytetin dhe veçanërisht fushën e Ulqinit, dhe kërkesa ka rënë për shkak të pandemisë, kështu që situata nuk është shumë e favorshme dhe po bëjmë përpjekje për ta kapërcyer këtë periudhë,” tha për TV Teuta  investitori dhe bashkëpronari i kompanisë “Mastering”. “Fatmir Dervishi.

Kompania e Dervishit arriti të shesë shumicën e apartamenteve para krizës, gjë që nuk është rasti me disa investitorë që i kanë ndërtuar objektet kohët e fundit. Pandemia ka rregulluar pjesërisht çmimet, të cilët tani variojnë nga 900 në 1,000 euro në Ulqin, varësisht nga vendndodhja. Për momentin, vendet më tërheqëse janë Fusha e Ulqinit, Pinjeshi dhe qendra e qytetit.

“Sipas informacioneve të mia, situata më e favorshme është në Pinjesh, pastaj në qendër të qytetit,  kurse çmimet në Fushën e Ulqinit, përveç linjës së parë , janë më të ulët”, tha Dervishi.

Sipas tij, blerësit e apartamenteve dhe pasurive të patundshme në Ulqin janë kryesisht nga vendet e rajonit, Evropa Perëndimore dhe SH.B.A.,  por ka edhe interesim të blerësve vendas. Sa i përket madhësisë së preferuar, kryesisht kërkohen ato me sipërfaqe të mesme.

Share.