Çmimet e naftës pritet të stabilizohen në mesin e viti 2022

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Çmimet e naftës në tregjet botërore do të vazhdojnë të rriten edhe për një periudhë kohore, ndërsa stabilizimi i tyre pritet diku në gjysmën e vitit 2022, tha profesoresha e Fakultetit Ekonomik në Podgoricë, Aleksandra Jaqimoviq.

“Oferta e madhe, me kërkesë zero gjatë pandemisë, ka çuar në një rënie dramatike të çmimeve të naftës, kështu që në nëntor 2020 çmimi arriti një nivel të ulët historik. Raporti ofertë-kërkesë është kyç për përcaktimin e çmimit të naftës, ku vendet e OPEC -ut tani janë shumë të kujdesshëm dhe po e rrisin prodhimin në mënyrë që të mos futen përsëri në probleme të caktuara. Gjithashtu duan që përmes rritjes së çmimeve të kompensojnë humbjet nga viti i kaluar, “sqaroi Jaqimoviq.

Share.