Çmimet e karburantit më lirë

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Prej ditës së nesërme çmimet e karburantit në Mal të Zi do të jenë më të ulta, lajmërojnë nga Ministria e Ekonomisë. Çmimet e  benzinës eurosuper 95 dhe 98 do të jenë më të ulët për 4 cent, dhe do të kushtojnë 1,04, gjegjësisht 1,08 euro për litër.

Çmimi i naftës eurodizel do të jetë poashtu më i ulët për 4 cent dhe do të kushtojë 0,90 euro. Këto çmime do të jenë në fuqi të paktën për 15 ditët e ardhshme.

Share.