Clippers siguron gjysmëfinalen në NBA

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Los Angeles Clippers është gjysmëfinalisti i radhës i Play Off-it në Konferencën e Perëndimit në NBA amerikan. Kalifornianët mundën 126-111 Dallas Mavericks në sfidën e shtatë çerekfinale, duke fituar 4-3 serinë e takimeve mes tyre.

Luka Doncic realizoi 46 pikë dhe 14 asist për Dallas, por nuk mjaftuan për të evituar humbjen. Në kahun tjetër u dallua Leonard me 28 pikë e 10 kërcime, mbështetur nga Morris me 23 pikë e George me 22 pikë e 10 asist. Në gjysmëfinale, Clippers do të luajnë ndaj Utah Jazz.

Share.