Clinton e Trump triumfojnë në Nju Jork

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Donald Trump dhe Hillary Clinton arritën të triumfojnë në parapraket e Nju Jorkut. Edhe pse ende nuk është mbyllur procesi i votimit, mediat amerikane raportojnë se manjati i pasurive të patundshme dhe ish-Sekretarja e shtetit janë fituesit e kësaj gare.

Nëse parashikimet e mediave amerikane janë të sakta, atëherë Trump dhe Clinton mund të jenë edhe dy kandidatët që mund të marrin bekimet e partive respektive për presidencialet e këtij viti, pasi epërsia e tyre vështirë të përmbyset nga rivalët.

Share.