Çka lind me të meta koha se shëron

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Kryetari i Këshillit komunal të Partisë Socialiste Popullore Ulqin Andrija Qetkoviq ka deklaruar për televizionin Teuta  që koalicioni qeverisës është  formuar  në mënyrë jodemokratike, dhe jo ligjore. Unë si një person me përvojë të bujshme në politikë as që kam menduar se kjo garniturë mund të arrijë ndonjë rezultat,duke u nisur nga  fakti  se si është formuar,-shprehet Qetkoviq ,dhe shton ,se ky koalicion është formuar që të jetë kundër dikujt, e jo të punojnë për të mirën e komunës së Ulqinit.

“Nga starti tregon mosrespektim të ligjit, rregullores së punës të paraparë me Statutin e komunës, dhe sipas mendimit tim ky pushtet nuk mund të qeverisë gjatë, por për fat të keq shumë gjatë e ka çuar  pa arritur asnjë rezultat konkret” -deklaroi Andrija Qetkoviq  Kryetari i Këshillit komunal të Partisë socialiste popullore Ulqin.

Share.