City kërkon triumfin e parë historik, Chelsea për ta përsëritur suksesin e vitit 2012

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Manchester City dhe Chelsea janë finalistët e Ligës së Kampionëve për edicionin 2020/21.

Dy skuadrat angleze janë transformuar tërësisht në dy dekadat e fundit dhe tanimë konsiderohen ndër klubet më të mëdha në botë.

Pas një edicioni fantastik të zhvilluar në Ligën e Kampionëve, Manchester City dhe Chelsea do të luajnë në finalen e madhe.

Për skaudrën e Pep Guardiolës kjo është hera e parë që ndodhen në finalen e Ligës së Kampionëve edhe pse kanë shpenzuar jashtëzakonisht shumë viteve të fundit për të arritur deri këtu.

City nuk e ka asnjë trofe evropian të fituar dhe kërkon që në Porto ta shkruajë historinë duke e fituar Ligën e Kampionëve.

Në anën tjetër për Chelsean kjo është finalja e tretë në Ligën e Kampionëve, ku të parën e kishin humbur ndaj Manchester United pas ekzekutimit të penalltive.

Ndërkohë në vitin 2012, Chelsea arriti triumfin e parë në Ligën e Kampionëve, pasi mposhti Bayern Munichun pas ekzekutimit të penalltive.

Share.