Çirgiq: Shtëpia e Shëndetit në Ulqin do të ketë aparatura moderne

0

Drejtori i Fondit për sigurim shëndetësor në Mal të Zi, Sead Çirgiq, tha për TV Teuta se bashkëpunimi mes këtij institucioni dhe Shtëpisë së Shëndetit në Ulqin është në nivel të kënaqshëm dhe se Ulqini si vend turistik duhet të ketë institucione shëndetësore të pajisura më mirë. Sipas tij, kjo veç ka filuar të ndodhë me sigurimin e disa aparaturave bashkohore kurse në periudhën e ardhshme do të ketë edhe projekte të tjera, me qëllim arritjen e sigurimit të duhur shëndetësor në Komunën e Ulqinit.

Share.