Cilësia e ujit në plazhe në nivelin më të lartë

0

Cilësia e ujit në plazhet e Ulqinit vazhdon të jetë e nivelit më të lartë, tregojnë analizat e Institutit të biologjisë detare, njoftojnë nga NP Të Mirat Detare. Në plazhet e bregdetit të Malit të Zi cilësia e ujit vazhdon të jetë e lartë por jo si në analizat e mparshme, pasi niveli më i lartë, K1 ka rënë në 85% të plazheve nga 95% siç ishte më parë. Megjithatë, kjo nuk vlen në Ulqin ku cilsia e ujit në 15 nga 16 plazhet e analizuara vazhdon të jetë e nivelit më të lartë K1, kurse vetëm në një plazhë është e nivelit K2. Analizat janë kryer prej datës 31 korrik deri më 4 gusht.

Share.

Leave A Reply