Çifti Linda dhe Nail Ibroçi nga SHBA financuan asfaltimin e parkingut të ambulances në Katërkollë

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Mërgata për gjatë gjithë kohës ka kontribuar dhe ka investuar në vendlindjen e tyre,por donacione të shumta kanë arritur sidomos gjatë kohës së pandemisë.

Me iniciativën e mësimdhënëses veterane nga Ana e Malit Hata Gjoni ,ndërsa me financimin e çiftit nga SHBA, Linda dhe Nail Ibroçi  u realizua  asfaltimi i  parkingut para ndërtesës së ambulancës në Katërkollë.Ky parking do të ju shërbejë përveç stafit mjekësor të gjithë banorëve të Anës së Malit.

Mirënjohje dhe fjalë falënderimi për këtë donacion shpreh drejtoresha e Shtëpisë së Shëndetit në Ulqin,Sadije Hollaj e cila tha se çdo donacion është i rëndësishëm,dhe i mirëseardhur.

”Falënderoj nga zemra çiftin nga SHBA për këtë kontribut të rëndësishëm për gjithë Anën e Malit,kjo tregon se të rinjtë tanë edhe pse moti e kanë lëshuar vendlindjen fizikisht, me zemër gjithmonë  gjenden  pranë vendit të tyre” u shpreh Hollaj

Doktoreshë Sabrije Taipi shpreh mirënjohje për donatorët të cilët pa ndal kanë kontribuar në vendlindjen e tyre,për parkingun e asfaltuar ajo për televizionin Teuta u shpreh se është një projekt shumë i rëndësishëm dhe i nevojshëm jo vetëm për stafin e ambulances por për të gjithë ata që do të frekuentojnë për ndihmë mjekësore në këtë ambulancë.

Iniciatorja e këtij aktiviteti Hate Gjonaj u shpreh se ishte kjo një ide e saja,por që asfaltimi i parkingut është financuar nga vajza dhe dhëndri i saj Linda dhe Nail Ibroçi

Për të gjithë të ftuarit është shtruar një koktej rasti.

H.Nelaj

Share.