Ceka Salihi: Met Gala, ngjarja më e rëndësishme e modës (VIDEO)

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Met Gala, ngjarja më e rëndësishme e modës në botë, u mbajtë në Nju Jork. Kjo ngjarje është mbajtur çdo vit më 4 maj në Muzeun e Artit Modern në Nju Jork, që nga viti 2005, kur organizatorja e këtij u bë Ana Wintour, kryeredaktore e revistës Vogue.  U anulua për herë të parë vitin e kaluar, dhe këtë vit u shty për 13 shtator.

Emri i ceremonisë së këtij viti ishte “In America: A Lexicon of Fashion”, spjegon për Tv Teuta Adriana Ceka Salihi, dizajnere e modës dhe shton që është ngjarje e përvitshme bamirëse e cila zë vend në Muzeun Metropolitan të Arteve të Bukura.

Nuk munguan veshjet glamuroze të yjeve të cilët e zbukuruan këtë natë. Ishin të shumtë ata që ishin munduar t’i përshtaten temës, por ka pasur dhe të tjerë që thjeshtë ishin munduar të dukeshin bukur dhe të veçantë, shton Ceka Salihi. Më e përfolura e tapetit të kuq këtë vit ishte Kim Kardashian, e cila ishte e mbuluar tërësisht në të zeza, përfshirë edhe fytyrën.

Share.