CDT do të monitorojë zgjedhjet e 30 gushtit

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Qendra për tranzicion demokratik do të ketë monitorusit e saj në të gjithë pikat e votimit në Mal të Zi në zgjedhjet parlamentare të 30 gushtit, njoftoi kjo organizatë. Monitoruesit do të qëndrojnë në vendvotime prej hapjes e deri në mbylljen e tyre, si dhe do të njoftojnë për daljen në votime apo shkeljet eventuale. Përqindja e daljes në votime do të publikohet pothujase për çdo orë, duke filluar nga ora 8 e deri në orën 19, me publikimin final në orën 20. Nga kjo organizatë joqeveritare bëjnë thirrje që qytetarëve që të lajmërojnë çdo parregullsi të vërejtur , si në kuadër ashtu edhe gjatë ditës së zgjedhjeve.

Share.