ÇDO GJË ISHTE PUBLIKE DHE TRANSPARENTE

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Shërbimi i Financave të Komunës së Ulqinit , në faqen zyrtare  të Internetit të Komunës së Ulqinit ditën e hënë ka postuar një reagim në të cilin ndër të tjera thuhet, se “në disa media  janë plasuar të pavërteta, lidhur me blerjen e automjeteve për  nevoja   të Komunës

Andaj, për shkak të transparencës  dhe  mënjanimit  të hijeve të  dyshimit njoftojmë opinionin  e gjerë  me  rrjedhën e  procedurës së blerjes së automjeteve. Në konkurs ndër të tjera thuhet se blerja  e automjeteve  ka qënë e planifikuar  me  buxhetin e Komunës  së Ulqinit për  vitin 2014 dhe plani i  prokurimeve publike  për të njëjtin  vit.Tenderi  është shpallur  publikisht  në sajtin  e  prokurimeve  publike të Malit të Zi. Ka qenë i hapur  dhe publik, me të drejtë konkurimi të cdo   ofertuesi nga  vendi  dhe jashtë Malit të Zi.

Share.