Çdo gjë gati për fillimin e ndërtimit të rrugës Ulqin-Krythë

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Ministria e Komunikacionit dhe Detarisë ka njoftuar sot zyrtarisht se ka nënshkruar kontratën me SH.P.K “Metal Alu&Plast” nga Danillovgradi e cila do të zhvillojë punimet në rekonstrukcionin e rrugës magjistrale Ulqin–Sukubinë, respektivisht në segmentin rrugor Ulqin –Krythë. Me kontratë është paraparë që punimet konformë standarteve më të larta në tërësi të përfundojnë për 360 ditë, ndërsa vlera e këtij projekti kaq të rëndësishëm është 5.824.687.33 euro. Rikonstruimi i rrugës do të fillojë në muajin shtator.

Rruga Ulqin–Krythë do të krijojë lehtësira në lëvizjen e  mjeteve dhe njerëzve në këtë pjesë kaq të frekuentuar, veçmas gjatë stinës së verës. Me realizimin e këtij projekti përmbushet një kërkesë e kahmotshme ndërkohë që përmirësimi i infrastrukturës rrugore mbetet detyrë dhe prioritet për strukturat udheheqëse komunale.

 

Share.